Meta publikon fjalimin e ish-Presidentit Regan: Shqipëria ka nevojë ulëritëse për një luftë frontale kundër drogës dhe korrupsionit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar në rrjetin social Facebook një nga fjalimet e mbajtura nga ish-Presidenti amerikan Ronald Regan. Meta thekson se Shqipëria ka nevojë ulëritëse për luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit pasi vetëm në këtë mënyrë mund të rikthehet besimi te sipërmarrja vendase dhe investitorët e huaj. Sipas Metës, kjo situatë e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria, pasqyrohet edhe në progres-raportin e BE.
“Në 14 tetor 1982, pikërisht 40 vjet më parë, Presidenti i SHBA, Ronald Regan do të mbante një nga fjalimet e tij historike, duke shpallur luftë totale kundër drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sot Shqipëria ka nevojë ulëritëse për një luftë frontale kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Vetëm në këtë mënyrë mund të rikthejmë besimin tek sipërmarrja vendase dhe investitorët e huaj dhe shpresën tek të rinjtë shqiptarë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Kjo situatë e rëndë është edhe shqetësimi madhor në Progres-Raportin e fundit të Bashkimit Europian”, shkruan Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




