Meta uron Krishtlindjet: Bekime në çdo vatër familjare

Sociale | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët e krishterë për më shumë bekime në çdo vatër familjare.

Teksa shkruan se dashurinë dhe mirësitë që shpallim me fjalë t’i kthejmë në vepra, Meta uron në veçanti të rinjtë për të gjetur forcën dhe për të marrë në dorë fatet e veta për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.

“GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar! Lindja e Krishtit me mesazhin e përjetshëm të lindjes së shpresës dhe dashurisë së pakufishme uroj të ngrohë zemrat tona për të sjellë më shumë lumturi, gëzim, begati dhe bekime në çdo vatër familjare.

Me frymëzimin e Krishtlindjes të jemi çdo ditë shembulli i përkryer i solidaritetit, jo i egoizmit dhe jo vetëm të mirës personale, i paqes dhe jo të dhunës, të vëmendjes dhe kujdesit, jo të harresës e braktisjes, të ndihmës dhe jo të vjedhjes, të shërbimit dhe jo të përjashtimit, të dëgjimit dhe jo të arrogancës, veçanërisht ndaj atyre që më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë, përkrahje dhe mbështetje.

Është e rëndësishme që dashurinë dhe mirësitë që shpallim me fjalë t’i kthejmë me përulësi në vepra sepse vetëm një dashuri në veprim garanton një shoqëri në paqe, në mirëqenie dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Një urim të veçantë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, për të gjetur vetveten, shpresën dhe kurajën për të mos u dorëzuar para vesit dhe dëshpërimit, por për të gjetur forcën dhe për të marrë në dorë fatet e veta për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, sepse Shqipëria u përket të rinjve! Për shumë mot GËZUAR KRISHTLINDJEN!”, shkruan Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme