Meta uron Presidenten e re të PE-së: Mirëpres bashkëpunimin në procesin e integrimit të vendit!

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola për zgjedhjen në këtë detyrë. Përmes një postimi në rrjetet sociale zoti Meta shprehet se mirëpret bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit. “Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian! Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit. Jam besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane dhe forcimit të demokracisë, përfshirë dhe në të gjitha vendet e zgjerimit.” shkruan në urim presidenti Meta.

Roberta Metsola pason në detyrë Italianin David Sassoli, i cili ndërroi jetë javën e shkuar pak para se t’i përfundonte mandati.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme