Miami eliminon Milwaukee, shkon në finale

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Miami është skuadra e parë finalist e play off-it në Konferencën e Lindjes, pas fitores 103-94 arritur sot ndaj Milwaukee, duke fituar 4-1 serinë e gjysmëfinaleve. Ky ishte padyshim një rezultat surprizë, pasi Milwaukee ishte skuadra me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt dhe favorite për titull.

Gjithsesi, mungesa e MVP, Giannis Antetokounmpo ndikoi në këtë sfidë dhe ato të mëparshmet, ku luajti i dëmtuar. Për Bucks u dallua Middleton me 23 pikë, port ë pamjaftueshme për të evituar humbjen. Për Miami, Butler e Dragic realizuan nga 17 pikë, ndërkohë që 38 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Në Perëndim, skuadra e Lakers fitoi 112-102 ndaj Houston, duke udhëhequr 2-1 serinë e gjysmëfinaleve. Ndeshje me rivalitet për 3 perioda, por në të fundit skuadra e Lakers bëri diferencën në parket me LeBron James (36 pikë) e Anthony Davis (26 pikë e 15 rebound), duke i bërë të pavlefshme 63 pikët e dyshes Harden-Westbrook për teksanët.

Konferenca e Lindjes, – Gjysmëfinale play off

Milwaukee – Miami, 94-103 (1-4)

Boston – Toronto, 111-89 (3-2)

Konferenca e Perwndimit, – Gjysmëfinale play off

Clippers – Denver, 113-107 (2-1)

Lakers – Houston, 112-102 (2-1)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme