Mianmar, lirohet nga burgu Suu Kyi, junta ushtarake fal ish-udhëheqësen së bashku me ish-presidentin Uin Myint

Botë | 3 vite më parë

Ish-udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi është faluar për pesë nga veprat e shumta për të cilat ajo ishte burgosur me 33 vite, njoftoi media shtetërore e këtij vendi. 

Muajin e kaluar, sipas disa raportesh Suu Kyi ishte pajtuar për dialog me jutën ushtarake pa asnjë kusht me qëllim që të lirohej nga burgu. 
Ndërsa, këtë të martë, drejtuesit e juntës njotuan se  Suu Kyi u fal si pjesë e një amnistie të dhënë për mbi 7000 të burgosur me rastin e Kreshmës Budiste. 

Falja përfshin edhe ish-presidentin Uin Myint. 

Ish-udhëheqësit e partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci u burgosën që nga grushti i shtetit i ndodhur në shkurt në vitin 2021. 

Laureatja e Nobelit u arrestua për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion, por ajo sipas mediave në Birmani kishte nxitur edhe një spastrtim etnik ndaj Rohingya-ve. 

Një million Rohingua u detyruar të largohen për në Bangladësh për shkak të torturimeve dhe vrasjeve nga forcat policore që urdhëroheshin nga Suu Kyi.  

Zhvillimi vjen një ditë pasi junta zgjati gjendjen e jashtëzakonshme në vendin e Azisë Juglindore me 6 muaj, për herë të katërt që nga grushti i shtetit. 

Gazetar Artur Mata

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme