Mikel Arteta rinovon me Arsenalin

Mikel Arteta e ka rinovuar kontratën me Arsenalin dhe do të jetë trajner i “Topçinjve” deri në fund të sezonit 2024-2025. Një gjë e tillë u bë e ditur të premten, përmes një komunikate për shtyp të klubit londinez. Arteta është në rrugë të mbarë për t’i siguruar Arsenalit në vend në Ligën e Kampionëve, teksa ekipi është përmirësuar dukshëm dhe hëpërhë mban vendin e 4-t në renditje, teksa kanë mbetur edhe 4 javë deri në përfundim të këtij sezoni të Premier Ligës Angleze. 40-vjeçari u bë trajner i Arsenalit në vitin 2019, pasi më herët kishte qenë ndihmës i Pep Guardiolas te Mançester Siti.
“Jam i emocionuar, falënderues dhe shumë, shumë i lumtur sot”, ishin fjalët e para të spanjollit pas nënshkrimit të kontratës. Arteta ka rinovuar kontratën me Arsenalin deri në verën e vitit 2025 dhe, së bashku me të, rinovoi edhe ndihmësi i tij, Jonas Eidevall. Arteta e udhëheq Arsenalin prej 3 vitesh dhe ka fituar edhe trofeun e Kupës së Anglisë (FA Cup), por nuk ka arritur ta kualifikojë klubin në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, ai ka sivjet shansin e artë për ta arritur një gjë të tillë dhe rinovimi i kësaj kontrate është një dëshmi e besimit që drejtuesit e klubit kanë tek 40-vjeçari nga San Sebastiani.
“Ne duam ta çojmë punën tonë në një nivel më të lartë dhe të konkurrojmë me skuadrat më të mira në botë”, – ka deklaruar trajneri i Arsenalit. “Të gjithë lojtarët dhe departamentet krijojnë edhe më shumë lidhje me tifozët tanë, atmosferë të mirë në Stadiumin tonë dhe mund të bëjmë një mrekulli të vërtetë”, – ka përfunduar Arteta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




