Milani i Amorim, me dy fytyra

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Me Camardan në bord, Milani është konkurrues. Pavarësisht zëvendësimeve të panumërta të trajnerit, Ruben Amorimit, ishte sulmuesi i ri ai që ndryshoi situatën në miqësoren e parë kundër Celtic, e cila u mbyll në barazim 2-2.

Futja e tij në pjesën e dytë i solli mprehtësi dhe thellësi një skuadre që kishte çaluar në pjesën e parë, nuk kishte gjuajtur kurrë në portë, kishte pësuar dy gola dhe mund të kishte pësuar më shumë.

Produkti i të rinjve të kuqezinjve e ndryshoi situatën në shtatë minuta dhe iu afrua një parakalimi sensacional. Falë Camardas, por jo vetëm atij, skuadra e Amorimit, me një mbrojtje të re dhe një nivel superior përvoje, tregoi shenja shumë më inkurajuese në pjesën e dytë, përtej barazimit 2-2.

Celtic arriti një avantazh të dyfishtë në pjesën e parë me golat e Duran 12’ dhe Forrest 27’. Në pjesën e dytë Camarda vendosi barazpeshën me  dy gola, i pari me 11-metërsh(47’ dhe 52’).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme