Milano bllokohet në Madrid, shtyhet sfida me Vanoli Cremona

Basketboll | 6 vite më parë

Olimpia Milano nuk arriti të ngrihej as sot nga Madridi për shkak të stuhisë Filomena, ku ai luajti të premten në Euroleague, dhe Liga e Basketbollit nuk kishte asnjë alternativë. Ndeshja e planifikuar sot në Cremona kundër Vanolit (në orën 17:00) është shtyrë zyrtarisht:

“Pasi është marrë në konsideratë ajo që po ndodh me Olimpia Milano, ende e bllokuar pas ndeshjes së zhvilluar në Euroleague të premten 8 janar, në lidhje me kushtet e pafavorshme të motit në qytetin e Madridit dhe pamundësinë pasuese të kthimit në Itali në kohë për ndeshjen e ditës së pesëmbëdhjetë të Serisë A, vendoset  shtyrja e ndeshjes”, thuhet në deklaratën zyrtare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme