Miliarderi Elon Musk, i ofron ndihmë Ukrainës

Miliarderi Elon Musk, është përfshirë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, miliarderi bëri të ditur se SpaceX Starlink, ka aktivizuar shërbimin e saj satelitor me brez të gjerë Starlink në Ukrainë.
Lidhja e internetit në Ukrainë është sulmuar nga ushtria ruse. Starlink transmeton sinjale për internet me shpejtësi të lartë nga hapësira, por nuk është ende i disponueshëm në mbarë botën. Musk shkroi në Twitter se kompania e tij po dërgonte terminale interneti në Ukrainë për të përdorur shërbimin, megjithëse ishte e paqartë se sa.
Ai iu përgjigj zëvendëskryeministrit të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, i cili shkroi në Twitter, “@elonmusk, ndërsa ju përpiqeni të kolonizoni Marsin, Rusia po përpiqet të pushtojë Ukrainën! Ndërsa raketat tuaja zbarkojnë me sukses nga hapësira, raketat ruse sulmojnë njerëzit, civilë ukrainas!”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




