Miliona njerëz po vdesin nga infeksionet që u rezistojnë ilaçeve

Botë | 5 vite më parë

Më shumë se 1.2 milionë persona humbën jetën gjatë vitit 2019 në të gjithë botë për shkak të infeksioneve të shkaktuara nga bakteriet që janë rezistente ndaj antibiotikëve.

Sipas një raporti më të fundit të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”, bilanci i viktimave të shkaktuara nga këto lloj infeksionesh është më i lartë se ai i shkaktuar nga malarja apo AIDS,

Vendet më të varfra janë më të prekurat në këtë drejtim, por rezistenca antimicrobial kërcënon shëndetin e cilitdo. Për të garantuar mbrojtje ndaj saj, këshillohet investime të menjëhershme për prodhimin e medikamenteve të reja dhe përdorimi i ekzistueseve në një mënyrë më të zgjuar.

Përdorimi i tepruar i antibiotikëve gjatë viteve të fundit për infeksione të përmasave jo serioze do të thotë se këto lloj medikametesh po bëhen më pak efektive ndaj infeksioneve të rënda.

Njerëzit po humbin  jetët për shkak të infeksioneve të zakonshme që dikur ishin të trajtueshme pasi bakteret që i shkaktojnë janë bërë rezistente ndaj trajtimit. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme