Milwaukee në telashe, dëmtohet Giannis

Telashe për skuadrën e Milwaukee Bucks, që rrezikon të mos ketë në ndeshjen e pestë gjysmëfinale play off ndaj Miami yllin e saj, Giannis Antetokounmpo. Ai ishte në dyshim edhe për ndeshjen e katërt (problem në kavilje), por zbriti në fushë, ku luajti vetëm 11 minuta e 29 sekonda.
Në periodën e dytë ai u dëmtua sërish (ndrydhje në kaviljen e djathtë), duke rënë keq në parket. Pasi ra në parket ai kishte dhimbje. Lojtari grek u ngrit në këmbë dhe realizoi dy gjuajtjet e lira që fitoi, por më pas u kthye në dhomat e zhveshjes i shoqëruar nga stafi mjekësor dhe nuk luajti më.
Antetokounmpo nuk u kthye më në fushë (realizoi 19 pikë në më pak se 12 minuta), pasi ngriti “flamurin e bardhë”, duke qenë në dyshim edhe për sfidën e pestë ndaj Miami (pas 48 orësh). Skuadra e Miami udhëheq 3-1 me ndeshje gjysmëfinalet në NBA dhe është një fitore larg finales në Konferercën e Lindjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




