Milwaukee shpëton nga eliminimi, Lakers fitojnë ndaj Houston

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Milwaukee fitoi 118-115 ndaj Miami pas kohës shtesë, duke evituar eliminimin nga gjysmëfinalet e play off-it. Skuadra nga Florida ishte shumë pranë finaleve në Konferencën e Lindjes (udhëheq 3-1 serinë), por koha shtesë ishte fatale për të. Adebayo realizoi 26 pikë e 12 rebound për Miami, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Milwaukee u dallua Middleton me 36 pikë.

Në Perëndim, skuadra e Lakers fitoi 117-109 ndaj Houston, duke barazuar 1-1 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale. Takim në përgjithësi i komanduar nga kalifornianët, që patën epërsi në fushë. Davis realizoi 34 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga James me 28 pikë e 11 rebound, një dyshe që bëri diferencën në fushë (Harden realizoi 27 pikë për teksanët).

Konferenca e Lindjes, – Gjysmëfinale play off

Milwaukee – Miami, 118-115 (1-3)

Boston – Toronto, (2-2)

Konferenca e Perëndimit, – Çerekfinale play off

Lakers – Houston, 117-109 (1-1)

Clippers – Denver, (1-1)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme