Minimaratona “Skampa 2024” në Elbasan, bllokohen disa akse rrugore

Aktualitet | 2 vite më parë

Më datë 06.10.2024, në orën 09:00, në qytetin e Elbasanit, shoqata “Maraton Albania” dhe bashkia Elbasan, do të organizojnë minimaratonën “Skampa 2024″, një aktivitet sportiv, i cili starton në sheshin Genshër, vijon në rrugët e qytetit, në unazën e qytetit dhe përfundon në pikënisje, në sheshin “Genshër”.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa për ruajtjen e rendit publik, garantimin e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Për këtë qëllim se më 6 tetor nga ora 09:00-12:00, do të jenë të bllokuara segmentet rrugore si më poshtë:

“Kryqëzimi Kristoforidhi – 1 Maji”;

“1 Maji – Rrethi i Doganës”;

“Rrethi i Doganës – Rrethi i Luleve”;

“Rrethi i Luleve – Rr. Zogu i parë (Unazë)”;

“Rrethi i Postës – Rr. Zogu i parë (dy korsi)”;

“Rrethi i Bashkisë – Kryqëzimi i Cërrikut (dy korsi)”;

“Rr. Zogu i parë – Y. Sejdini”;

“Kryqëzimi Q. Stafa – Kryqëzimi K. Naska”;

“Kryqëzimi K. Naska – Kryqëzimi M. Biçaku”;

“Kryqëzimi K. Naska – Kryqëzimi V. Kamami”;

“Kryqëzimi Xh. Dëbova – Kryqëzimi L. Nosi”;

“Kryqëzimi V. Kamami – Kryqëzimi Sh. Daiu”;

“Kryqëzimi M. Tabaku – Kryqëzimi J. Kilica”;

“Kryqëzimi I. Zyma – Kryqëzimi rruga e Re”;

“Kryqëzimi J. Kilica – Kryqëzimi Rr. Rinia”;

“Kryqëzimi rruga e Re – Kryqëzimi Kristoforidhi” .

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme