Ministeriali i NATO-s-Kryediplomati Hasani vlerësoi bashkëpunimin mes KFOR dhe policisë së Kosovës

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani tha se, vendi ynë do të vijojë të luajë rol parësor në paqen e sigurinë mes të gjitha vendeve fqinje të rajonit, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin mes KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës.
Në sesionin e posaçëm të Ministerialit, me fokus Ballkanin Perëndimor, ministri nënvizoi se Aleanca duhet të reagojë në mënyrë të njëzëshme, duke dërguar një mesazh të qartë për çdo përshkallëzim të mundshëm.
Ai gjithashtu vlerësoi pranimin e propozimit të BE-së nga autoritetet e Kosovës mbi krijimin e Asociacionit të Komunave serbe dhe nxiti palët të angazhohen në dialogun konstruktiv, si e vetmja garanci për një paqe afatgjatë dhe të qëndrueshme.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




