Ministrat e jashtëm të BE takimi të jashtëzakonshëm në Nju Jork pas fjalimit të Putinit, Borrell: Paqja botërore është në rrezik

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim urgjent për Ukrainën sonte në Nju Jork, pas fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin dhe njoftimeve të tij për rekrutimin në Rusi, referendumet në Ukrainë, por edhe kërcënimet bërthamore që ai lëshoi.
Samiti u thirr nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell dhe do të zhvillohet sonte në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Zyrtarët europianë, duke komentuar deklaratat e Putinit, flasin për një përshkallëzim serioz që përbën rrezik për të gjithë, ndërsa deklaruan edhe një herë se do të qëndrojnë solidarë me Ukrainën. “Putin po e vë në rrezik paqen botërore”, tha në Twitter shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Njoftimi i Putinit për referendume të rreme, mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe shantazh bërthamor është një përshkallëzim serioz. Kërcënimi i armëve bërthamore është i papranueshëm dhe një rrezik real për të gjithë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të parandaluar veprime të tilla. Paqja botërore është në rrezik”, tha Borrell në postimin e tij në Twitter./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




