Ministri Balla: Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë

Aktualitet | 2 vite më parë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka rikujtuar se vijon me intensitet të lartë puna për të dënuar armëmbajtjen pa leje. Në një postim në rrjetet social ministri Balla thekson se kjo është një nga sfidat kryesore të Policisë së Shtetit, dhe po punohet çdo ditë për të goditur këtë fenomen.

“Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që kjo shkelje e hapur e ligjit dhe burim kryesor i ngjarjeve të rënda kriminale të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri, çdo ditë”, tha Balla. 

Në vijim ministri Balla përgëzon Pulicinë e Shtetit në Vlorë për rezultatet e arrira: “Përgëzime Policisë së Shtetit Vlorë, për rezultatet dhe goditjen sistematike të këtij fenomeni, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme