Ministri Gonxhja fton investitorët të bëhen pjesë e “DURANA Tech Park”

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja u bëri thirrje të gjithë investitorëve dhe të apasionuarve të teknologjisë, të bëhen pjesë e Parkut Teknologjik DURANA të Shqipërisë.

Zoti Gonxhja tha se, në një kohë rekord, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, finalizoi një proces që kërkonte guxim e që pritej prej vitesh, duke plotësuar dokumentacionin dhe propozuar për Këshillin e Ministrave vendimin historik për të bërë realitet parkun e parë teknologjik dhe shkencor shqiptar.

Sipas tij, Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), në rolin e zhvilluesit publik të “DURANA Tech Park”, me status ekskluziv regjimi fiskal dhe me OneStopShop administrativ lehtësues, do të nisë procedurën konkurruese për të zgjedhur Menaxherin dhe Përdoruesit e Parkut.

DURANA Tech Park ofron avantazhe nxitëse, financiare dhe administrative, për kompanitë e IT dhe nomadët digjitalë. Ky oaz risi, vendoset strategjikisht mes qytetit të Tiranës dhe Durrësit, në një sipërfaqe fillestare prej 140,400 metra katrorë në zonën e Xhafzotajt.

Kjo qendër, që do të vijojë të zgjerohet në sipërfaqe, do të revolucionarizojë peizazhin e skenës teknologjike, duke ofruar një sërë mundësish nga dizajni i softuerit, deri te hulumtimi i robotikës.

“Me mbështetjen e qeverisë shqiptare, nuk kemi të bëjmë vetëm me një park apo hapësirë fizike, por me një portë për mundësi të pafundme”, u shpreh Gonxhja.

Ky projekt mbështetet gjithashtu edhe nga Risi Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Helvetas.
 
/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme