Ministri Hoxha propozon Ilir Prodën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Aktualitet | 2 vite më parë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka propozuar Ilir Prodën si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kandidaturë të cilën do ia përcjellë Këshillit të Ministrave.

Vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës.

Kujtojmë se pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme hapi më 2 shtator thirrjen publike për aplikim për drejtorin e ri.

11 ishin kandidatët e kualifikuar sipas kritereve, të cilët dolën në seanca dëgjimore para Komisionit të Posaçëm dhe pas këtyre dëshmive më 27 shtator, ky komision i ka dërguar Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, sikurse:  Altin Mena; Ardian Çipa; Ilir Proda; Neritan Nallbati; dhe Skënder Hita.

“Komisioni i Posaçëm kreu verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar, duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH),  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).

Në fund të këtij procesi, ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, paraqitur si më poshtë sipas rendit alfabetik: Z. Altin Mena; Z. Ardian Çipa; Z. Ilir Proda; Z. Neritan Nallbati; Z. Skënder Hita”, thuhet në njoftim.

Aktualisht Ilir Proda mban pozicionin e Drejtorit të Policisë së Elbasanit. Para se t’i besohej ky pozicion, Proda mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë drejtori.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme