Ministri Hoxha: Të përkushtuar për të rritur sigurinë në shkolla

Aktualitet | 2 vite më parë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha sot se, institucioni që ai drejton dhe Policia e Shtetit janë të përkushtuar për të rritur sigurinë në shkolla dhe për të krijuar një infrastrukturë të fortë dhe efikase për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Gjatë punimeve të Konferencës Kombëtare “Shkolla, Qendër Komunitare”, ku morën pjesë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë Nancy VanHorn,  punonjës të arsimit dhe policisë, ministri Hoxha renditi masat e ndërmarra në kuadër të “Paketës së Sigurisë në Shkolla”, një nismë që është në vitin e dytë të zbatimit dhe konsolidimit të saj dhe që parashikon një sërë masash për institucionet me përgjegjësi administrative.

“Numri i institucioneve shtetërore të angazhuar në zbatimin e kësaj ‘Pakete’ dhe të kërkesave të saj, është i madh, megjithatë edhe spektri i masave është i gjithanshëm. Këto masa parashikojnë analizën e detajuar të situatës reale të sigurisë në shkolla, identifikimin e masave plotësuese të menjëhershme, si dhe ndërhyrjen e duhur në akte ligjore të rëndësishme”, theksoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme