Ministri i Jashtëm danez: BE po diskuton një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod tha këtë të hënë se Bashkimi Evropian “po diskuton tashmë një paketë të gjashtë sanksionesh” në një përpjekje “për të mbajtur presionin në rritje ndaj Rusisë për të ndalur luftën”, raporton CNN.
Teksa mbërrinte për një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg Kofod theksoi se “nga pala daneze, ne do të jemi të gatshëm të shkojmë sa më shumë që të mundemi për të gjetur konsensus mbi sanksionet, duke përfshirë edhe energjinë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




