Ministri i Jashtëm Hasani, takon të ngarkuarën e SHBA me punë në Shqipëri, Nancy VanHorn

Politikë | 2 vite më parë

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmuan të hënën partneritetin e fortë që është mes të dy vendeve.

Kjo u nënvizua gjatë një takimi që e ngarkuara me punë në Shqipëri, Nancy VanHorn zhvilloi të hënën me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Takimi kishte si qëllim që të diskutonte çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

“VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës amerikane në Shqipëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme