Ministri i Jashtëm i Ukrainës mbërrin në samitin e G7

Botë | 4 vite më parë

Siguria ushqimore është në fokus të samitit të Ministrave të Jashtëm të G7 në Weissenhaeuser Strand të Gjermanisë. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka mbërritur në samitin e G7 që përfundon në 14 maj. Takimi i G7 përfshinë përfaqësues nga Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, Italia, Franca, Japonia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Sekretarja e Jashtme Liz Truss pak para nisjes së samitit, në një prononcim për gazetarët, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke shtuar sanksionet dhe duke furnizuar Ukrainën me armë.

 “Është shumë e rëndësishme në këtë kohë që ne të vazhdojmë presionin mbi (presidentin rus) Vladimir Putin duke furnizuar më shumë armë në Ukrainë, duke rritur sanksionet. Uniteti i G7 ka qenë jetik gjatë kësaj krize për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta bërë këtë”, tha ajo, raporton Skynews.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme