Ministri i Jashtëm ukrainas: 17 ambasadave tona në botë i janë dërguar pako me bombë

Ministri i Jashtëm ukrainas , Dmytro Kuleba, ka deklaruar se 17 ambasada apo misione diplomatike të Ukrainës në mbarë botën kanë marrë pako që përmbajnë bomba, apo pjesë trupi kafshësh.
“Nisi me një shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Spanjë. Por ajo që pasoi këtë shpërthim ishte më e çuditshme, madje do të thosha e sëmurë“, tha ai.
Një letër-bombë në ambasadën e Ukrainës në Madrid la një pjesëtar të stafit me lëndime të lehta të mërkurën. Zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, tha se ambasadat në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci, Itali dhe Austri janë ndër ato që kanë marrë pako të tilla.
“Ndoshta kjo përgjigje terroriste është përgjigja ruse ndaj tmerrit diplomatik që ne i krijuam Rusisë në arenën ndërkombëtare, dhe kjo është mënyra se si ata përpiqen të luftojnë ndërsa po humbasin betejat e vërteta diplomatike njëra pas tjetrës”, u shpreh Kuleba.
Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi për pakot në Madrid. Të mërkurën, ambasada e saj në Spanjë tha: “Çdo kërcënim apo akt terrorist, aq më tepër i drejtuar kundër një misioni diplomatik, është plotësisht i dënueshëm”./ The Guardian
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



