Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës: Jemi de facto një anëtar i aleancës së NATO-s

Botë | 4 vite më parë

Ukraina është bërë një anëtare de facto e aleancës së NATO-s, thotë ministri ukrainas i mbrojtjes, pasi vendet perëndimore ndryshuan qasjen e tyre të të menduarit për ndihmat ushtarake.

Në një intervistë me BBC, Oleksii Reznikov tha se ishte i sigurt se Ukraina do të merrte armë të kërkuara prej kohësh, duke përfshirë tanke dhe avionë luftarakë, pasi Ukraina dhe Rusia po përgatiten për ofensiva të reja në pranverë.

“Ky shqetësim për nivelin e ardhshëm të përshkallëzimit, për mua, është një lloj protokolli. Ukraina si një vend, dhe forcat e armatosura të Ukrainës, u bënë një anëtare e NATO-s. De fakto, jo de jure me ligj. Sepse ne kemi armatim dhe kuptojmë se si t’i përdorim at”, tha Reznikov.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar pushtimin e tij në Ukrainë si një betejë ekzistenciale kundër vendeve perëndimore që duan të dobësojnë Rusinë. Autoritete ruse kanë argumentuar se po luftojnë NATO-n në Ukrainë, pasi Perëndimi e ka furnizuar vendin me armë.

Ukraina, prej vitesh, ka kërkuar t’i bashkohet aleancës ushtarake midis SHBA-së, Kanadasë dhe 28 vendeve evropiane, diçka që Presidenti Vladimir Putin e ka përshkruar si një kërcënim sigurie për Rusinë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shtyrë për pranim të shpejtë, por është e paqartë nëse anëtarësimi i plotë është diçka që anëtarët e aleancës do ta konsiderojnë seriozisht edhe pas përfundimit të luftës, pavarësisht premtimeve për mbështetje.

Neni 5 i Traktatit të NATO-s thotë se një sulm i armatosur kundër çdo anëtari duhet të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve.

 “Jam i sigurt se në të ardhmen e afërt do të bëhemi anëtarë të NATO-s, de jure”, tha Reznikov.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme