Ministri Manja: Brenda vitit do të punësojmë 800 të dënuar!

70 të dënuar në burgun e Reçit do të nisin punën në fabrikat fasone, të cilat tashmë kanë hapur filiale brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili ishte sot i pranishëm në këtë burg.
“Sot nisi trajnimin grupi i parë me 70 persona në konflikt me ligjin. Brenda këtij viti synojmë punësimin e 800 të dënuarve në të gjitha IEVP-të e vendit”, tha zoti Manja gjatë fjalës së tij.
“Sivjet janë 800, 400 në administratën e burgjeve dhe 400 në sektorin privat. Ambicia jonë është që ky numër i të dënuarve që do përfshihen në skemën e punësimit të shkojë në 2000”, u shpreh ministri i drejtësisë.
Ministri Manja bëri të ditur dhe vendimin e ri të qeverisë për heqjen e kufizimeve të pandemisë. Nga sot të dënuarit në mbarë vendin do të kenë mundësi të takojnë familjarët e tyre si dhe persona të afërm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




