Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe: Përparimi rus është ngadalësuar përkohësisht

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se shpejtësia e avancimit rus është ngadalësuar përkohësisht, me gjasë si rezultat i “vështirësive akute logjistike dhe rezistencës së fortë ukrainase”.
“Forcat ruse po anashkalojnë qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, ndërsa i lënë forcat t’i rrethojnë dhe izolojnë ato”, shkruhej në Twitter.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, kapja e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, mbetet objektivi kryesor i Rusisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




