Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë së Bashkuar: 16% e ushtrisë ruse është jo efektive

Botë | 5 vite më parë

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se do të duhen vite që Rusia të rindërtojë ushtrinë e ‘shkatërruar’ nga trupat ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se rreth 16% e ushtrisë ruse është jo efektive dhe paralajmëroi se shumë shpejt kjo shifër do të shkojë 30 %.

Sipas Ministrisë, Rusia ka kryer më shumë se 120 grupe taktike batalioni në fillim të luftës në Ukrainë më 24 shkurt.

‘Por nivelet e dëmtimit të njësive elitar dhe forcave ajrore ruse, nga Ukraina, janë të larta’, thotë Ministria e Mbrojtjes, raporton Skynews.

“Disa nga njësitë më elitare të Rusisë, përfshirë Forcat Ajrore VDV, kanë pësuar nivelet më të larta të dëmtimit.  Afërsisht 16% e të gjithë ushtrisë ruse është shkatërruar ose është bërë joefektive….. Së shpejti do të jetë 30%…. Ndoshta do të duhen vite që Rusia të rindërtojë këto forca”, thotë Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme