Ministria e Ukrainës bën bilnacin: Kemi vrarë 4300 ushtarë rus, 146 tanke të shkatërruar

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malya, ka njoftuar se rreth 4,300 ushtarakë rusë janë vrarë gjatë sulmeve luftarake në Ukrainë. Ajo pranoi se ky numër ende është duke u shqyrtuar dhe se mund të përditësohet nga momenti në moment. Mësohet se deri më tani Ukraina ka sulmuar 146 tanke, 27 avionë dhe 26 helikopterë.
Sot trupat ruse hynë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit, ku po luftojnë ushtarët ukrainas në rrugë. Autoritetet lokale në qytetin verilindor thonë se automjetet e lehta ruse kanë shkelur qendrën e tij dhe po u bëjnë thirrje civilëve të qëndrojnë në vendstrehime.
Ukraina vlerëson se humbjet ushtarake ruse deri më tani përfshijnë:
4300 vdekje
27 avionë
26 helikopterë
146 tanke
706 mjete luftarake të blinduara
49 topa
1 Sistemi i mbrojtjes ajrore Buk
4 Sisteme të shumta të lëshimit të raketave Grad
30 automjete
60 cisterna
2 drone
2 varka
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




