Ministrja e Bujqësisë, Ekonomi: Të gjithë hidrovorët janë në punë, është garantuar energjia

Sociale | 6 vite më parë

Situata në të gjithë hidrovorët e vendit është në kontroll dhe puna vazhdon normalisht 24 orë në 24. Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, nga hidrovori i Hamallajt në Durrës, tha se në të gjithë vendin, në bashkëpunim me OSHEE, është bërë e mundur që të ketë energji elektrike në të gjithë hidrovorët. Ekonomi tha se në Hamallaj ka ende rezervë për të përballuar reshjet.  “Në Durrës nuk ka përmbytje, por vetëm ujë që ka dalë në sipërfaqe. Kanalet punojnë plotësisht dhe hidrovorët të janë në gjendje pune. Është komunikimi i drejtpërdrejtë me OSHBEE, emergjenca civile dhe kryetaret e bashkive. Nevoja për të pasur energji në të gjithë hidrovorët sot mund të themi që kanë qenë në punë plotësisht.  Puna dhe organizimi është i gjithë i koordinuar”, tha Ekonomi.

Ministrja u shpreh për report.tv se Lezha është drejtoria më problematike.

“Deri tani situata është duke u ndjekur. Nuk ka informacion se gjëja e gjallë është dëmtuar nga përmbytjet.  Në Durrës 450-500 hektarë të dëmtuar. Drejtoria që ka shfaqur më shumë probleme është ajo e Lezhës”. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme