Ministrja e Bujqësisë fton në dialog përpunuesit e qumështit, blegtorët: Të rregullohet tregu!(VIDEO)

Një prej shqetësimeve të ditës për blegtorët është çmimi me të cilin shesin qumështin. Sipas tyre, në një kohë që janë rritur çmimet e nënprodukteve të tij, qumështin fabrikat e përpunimit vijojnë t’ua marrin me çmimin e një viti më parë.
Dule Baho nga fshati Kolonjë i Gjirokastrës që në moshën 10 vjeçare të vetmin profesion që ka bërë është ai i bariut. Tani mbarështon një tufë prej 300 krerësh të imta, por për shkak të raportit të zhdrejtë mes lodhjes dhe fitimit, duket se do e mbyllë vetë këtë profesion që e trashëgoi nga i ati.
Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe blegtorët e Fierit dhe Dropullit.
E njohur me këto ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ftoi blegtorët në një tryezë dialogu me përpunuesit e qumështit, sektor i cili sipas ministres po kalon vështirësi për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para.
Në buxhetin e vitit 2022, Ministria e Bujqësisë ka një fond prej 7.1 miliardë lekë për financimin e zhvillimit rural, nga të cilat 3.2 miliardë lekë mbështetje për 50 mijë fermerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




