Ministrja e Financave rrëzon opozitën për uljen e taksave: S’do të ndryshojë çmimi i energjisë për konsumatorët

Debati për uljen e taksave ka qenë në qendër të debateve sot në Kuvend, mes opozitës dhe mazhorancës. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, duke ju përgjigjur opozitës për propozimin për uljen e taksave, e ka hedhur poshtë atë. Ajo deklaroi se “sistemi i taksave nuk funksionon me mocione”. Zonja Ibrahimaj u shpreh se “janë rritur subvencionet, në mënyrë që të mos shkatërrohet sistemi fiskal”.
“Ne vendosëm që në fund të vitit të kaluar, se nuk do të ndryshojë çmimi i energjisë për konsumatorët. Konsumi i energjisë elektrike në familjet shqiptare do të vazhdojë të ketë koston 5%. Nëse ne nuk do të mbronim konsumatorët, kjo peshë do të shkonte deri në 20%. Shoh propozime për uljet taksash. Sistemi i taksave nuk funksionon me mocione. Kemi marrë masa për të rritur subvencionet që të mos shkatërrojmë sistemi fiskal. Për pjesën më të madhe të qytetarëve dhe bizneseve, taksat janë ulur. 60% e konsumit të familjeve shqiptare shkon në subjekte që nuk paguajnë TVSH-në “ deklaroi Ibrahimaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




