Ministrja gjermane: NATO duhet të bëjë më shumë për t’u mbrojtur nga Putini dhe Rusia

Botë | 4 vite më parë

NATO duhet të bëjë më shumë për sigurinë e përbashkët në mënyrë që të mbrohet nga veprimet e mundshme të Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin, kështu deklaroi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christina Lambrecht.

“Është fakt që ne, NATO, duhet të bëjmë më shumë për sigurinë tonë të përbashkët, sepse nuk e dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet dhe megalomania e Putinit”, tha Lambrecht gjatë një vizite në njësitë ushtarake gjermane që janë zhvilluar në Lituani.

Lambrecht theksoi se kërcënimet e Putin duhet të merren seriozisht dhe për këtë nevojitet që NATO të përgatitet.

“Ne kemi dëgjuar kërcënimet ruse kundër Lituanisë për të zbatuar sanksionet evropiane në kufirin me Kaliningrad. Këto nuk janë kërcënimet e para që ne duhet t’i marrim seriozisht dhe të përgatitemi“, shtoi ajo./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme