Ministrja Ibrahimaj: Përkujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë

Politikë | 5 vite më parë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se vizioni i PS është ai për një Shqipëri më të sigurtë, më të fortë, më të zhvilluar.

“Ne sot jetojmë në një epokë ku çdo qytetar mund të marrë çdo shërbim me një klik. Sot qytetet janë transformuar në drejtim të të gjithë hapësirave publike, në drejtim të hapësirave kulturore, por mbi të gjitha në drejtim të hapësirave ekonomike që ofrojnë. Ka shumë më shumë turistë dhe vizitorë, një numër gjithmonë e në rritje biznesesh të reja që hapen, vendase dhe të huaja. Vendet e punës janë në rritje dhe pagat janë në rritje. Nuk është mjaftueshëm. Ne duam një ekonomi më të zhvilluar dhe një Shqipëri më të sigurtë”, deklaroi ministrja e Financave.

Duke iu referuar pasojave të luftës në Ukrainë, ministrja e Financave Ibrahimaj, tha se ato kanë ardhur te ne ashtu si në të gjithë botën, përmes rritjes së çmimeve.

“Ne vendosëm të amortizojmë kostot e rritjes së çmimit të karburanteve për të gjitha kategoritë e qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi ta përballojnë rritjen, për të gjithë fermerët, për të gjithë shoqëritë e transportit publik urban dhe ndërurban, për ata qytetarë që përdorin transportin publik” tha zonja Ibrahimaj. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme