Ministrja Koçiu: Mbulimi universal shëndetësor përparësi absolute e politikave për shëndetësinë

Sociale | 3 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socile, Albana Koçiu ka deklaruar se  mbulimi universal shëndetësor, është përparësi absolute e politikës qeveritare për shëndetësinë.

Ministrja tha se buxheti i ri i 2024-ës për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale do të mbështesë më shumë vizita në kujdesin parësor tek mjeku i familjes, më shumë ekzaminime laboratorike, kontrolle mjekësor bazë Check-Up, vaksinime, depistime të shikimit dhe kujdesit dentar për fëmijët.

Në vëmendje janë dy programet madhore të depistimit kombëtar të Kancerit të Gjirit dhe atë të Qafës së Mitrës që janë dy shkaqet kryesore të vdekshmërisë së parakohshme tek gratë.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme