Ministrja Kushi në Ditën Botërore të Autizmit: Ti nuk je vetëm në këtë botë!

Sociale | 5 vite më parë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka dhënë mesazhin e saj në Ditën Botërore të Autizmit, me një video të momenteve nga aktiviteti me fëmijët e Shkollës Speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë.

Ekspozita e pikturës, këndi senso-rekreativ dhe koncerti i organizuar në palestrën e shkollës, i shtuan ngjyra dhe emocione kësaj dite, duke përcjellë mesazhe ndërgjegjësuese dhe duke përqendruar vëmendjen tek këta fëmijë.

Në statusin e saj shoqërues të videos së veçantë ajo shpreh angazhimin për të punuar më shumë që të sigurojë të drejtat dhe mirëqënien e tyre. 

Mesazhi i plotë i ministres:

#DiellJeTi 🌞🌈

Shikoni sa të mrekullueshëm janë këta fëmijë që takova në Shkollën Speciale “Luigj Gurakuqi” Tiranë, të cilët me rastin e Ditës Botërore të Autizmit kishin përgatitur një koncert shumë mbresëlenës së bashku me mësuesit e tyre të përkushtuar. Ne do të punojmë më shumë për të siguruar të drejtat dhe mirëqënien e tyre. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme