Ministrja Kushi thirrje mësuesve dhe studentëve para nisjes së vitit të ri shkollor: Merrni vaksininën!

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, u ka drejtuar një thirrje mësuesve, pedagogëve dhe studentëve që akoma nuk e kanë marrë vaksinën të përfitojnë nga muaji i hapur i vaksinimit përgjatë gushtit. “Në këtë muaj të hapur vaksinimi për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, inkurajoj çdo mësues, pedagog dhe student që nuk është vaksinuar deri më tani, të kryejë vaksinën në qendrat shëndetësore apo pikat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin.
Kjo është mënyra më e mirë që të shtrojmë rrugën për një vit të ri shkollor dhe akademik sa më të mbarë e të suksesshëm” shkruan zonja Kushi.
Thirrja e saj vjen ndërsa në vend janë rikthyer ndjeshëm rastet me covid 19. Të enjten në Shqipëri u deklaruan 133 raste të reja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




