Ministrja Kushi vizitë zyrtare në Poloni për një bashkëpunim të ri mes dy vendeve në fushën e Sportit

Sociale | 5 vite më parë

Me ftesë të Ministres Polake të Sportit dhe Turizmit Anna Krupka, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi një vizitë zyrtare në Varshavë, ku vendosën një bashkëpunim të ri mes dy vendeve në fushën e sportit. Së shpejti ky bashkëpunim do të konkretizohet me nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi në Tiranë.

Në fokus të këtij takimi ishte krijimi i një bashkëpunimi në një sërë aktivitetesh të zhvillimit të programit anti-doping, për të krijuar një partneritet që do t’i ndihmojë të dyja organizatat, WADA dhe ALB_NADO, të kontribuojnë në parandalimin e dopingut në rajon.

Nëpërmjet Memorandumit të Mirëkuptimit, MAS dhe ALB NADO do të mbështesin zbatimin e Kodit Botëror Anti-Doping, i cili harmonizon programet antidoping në të gjitha sportet dhe në të gjitha vendet e botës. 

Ndërkohë, ky memorandum do të mundësojë Seminare informuese dhe edukuese antidoping, të nevojshme për sportistët, duke u nisur edhe nga ndryshimet e bëra në listën për medikamenteve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme