Miratohet vendimi për shërbimet online, Ministri Çuçi: Do mbeten vetëm 150 zyra në gjithë Shqipërinë

Politikë | 5 vite më parë

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për reduktimin e zyrave të gjendjes civile. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë me dije se nga 390 zyra të shërbimit të gjendjes civile do mbeten vetëm 150.

 Çuçi ka thënë se të gjitha shërbimet nga 1 Maji do jenë online.

“Sot miratuam në qeveri reduktimin e zyrave të gjendjes civile.Nga 390 zyra të shërbimit të gjendjes civiledo ketë vetëm 150 zyra të tilla , kjo si pasojë e thellimit të  revolucionit digjital.

Të gjtha shërbimet që ofroheshin edhe online, nga 1 maji do jenë vetëm online. Do ketë 150 sportele në gjithë Shqipërinë, për të marrë shërbimet ku qytetarët duhet të paraqiten detyrimisht.

Janë 8 shërbime që ofron gjendja civile, do merren vetë online. Nuk do ketë për këto 8 shërbime, më sportele fizike, do jenë vetëm online.”, tha Çuçi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme