Mirënjohje për 53 mësues, ZVA Shkodër vlerëson kontributin në vite të mësimdhënësve

“Mimoza për mësuesit tanë”, ishte aktiviteti i organizuar nga Zyra Vendore Arsimore Shkodër në kuadër të 7 Marsit, festës së mësuesit. Në hapje të këtij organizimi, ka përshëndetur drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadia, e cila ka vlerësuar kontributin në vite të mësimdhënësve në edukimin e brezave të rinj në Shkodër.
Pjesë e rëndësishme e aktivitetit, ishte shpërndarja e certifikateve të mirënjohjes për 53 mësues, mes të cilëve 20 që dorëzojnë stafetën në fund të këtij vit shkollor.
Certifikatat janë shoqëruar edhe me tufa lule mimoza, në shenjë vlerësimin për kontributin e mësimdhënësve.
Aktiviteti është shoqëruar edhe me një program të pasur artistik nga nxënës të shkollave të ndryshme të Shkodrës, duke vijuar traditën.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




