Misioni “superior” vazhdon për Korabin

Nuk arriti dot të siguronte automatikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm, por misioni ende nuk ka mbaruar për Korabin sa i përket misionit për të siguruar vendin në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Skuadra dibrane e mbylli sezonin e rregullt të nivelit të dytë të kampionatit, Kategorisë së Parë, në vendin e 3-të, teksa këtë vit u luajt me skemën e re, pra me një grup të vetëm që ishte i përberë nga 16 ekipe dhe jo më e ndarë në grupe gjeografike, veri-jug, si në sezonet paraardhëse.
Kështu, pas 30 javësh, dibranët kanë grumbulluar gjithsej 59 pikë dhe, duke qenë në vendin e 3-të, tashmë do të marrin pjesë në fazën e “Play-Out”-it, ku do të luftojë për ngjitjen një shkallë më lart me skuadrën që renditet në vendin e 8-të në Kategorinë Superiore. Sidoqoftë, këtë vit Korabi mbetet i pamposhtur në ndeshjet e luajtura në Peshkopi, ku nuk ka asnjë humbje.
Në 30 ndeshje, ekipi dibran ka korrur 17 fitore, ka marrë 8 barazime dhe ka pësuar 5 humbje. Skuadra ka shënuar 35 gola dhe ka pësuar 22, por duhet theksuar se. në 15 ndeshje. e ka mbajtur rrjetën e portës të pa prekur. Tanimë Korabi pret të njohë kundërshtaren në “play-out”, që sipas të gjitha gjasave do të jetë Egnatia e Rrogozhinës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




