Mitsotakis: Përmirësim i lehtë në Greqinë Veriore, por ditët e ardhshme të vështira

Greqi | 6 vite më parë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi për një përmirësim të lehtë të situatës për sa i përket pandemisë dhe se presioni mbi NHS-në (Sistemi Kombëtar Shëndetësor) në Greqinë Veriore po zbutej gradualisht.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për të vazhduar pa u kthyer pas, për të siguruar që sa më shumë grekë të mbeten të shëndetshëm derisa të ketë një vaksinë.

”Askush nuk duhet të dyshojë se disa ditë të vështira na presin, pasi tani do të fillojë debati se si do të dalim nga masat e rrepta. Ne nuk duhet të flasim në termat e datave, por në lidhje me të dhënat”, shtoi ai.

Mitsotakis tha se ai pret që vaksinat e para të mbërrijnë në Greqi përpara fundit të vitit nëse ato miratohen nga agjencitë përgjegjëse europiane. ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme