Mjekët akuzojnë trupat izraelite për mizori në spitalet e Gazës

Botë | 3 vite më parë

Mjekët dhe pacinetët në spitalin e Gazës kanë akuzuar ushtrinë izraelite se kanë ushtruar terror teksa kanë bastisur një spital në Gazën veriore.

Sipas tyre, ushtarët izreaelitë kanë përdhosur me buldozerë trupat e pacientëve të vdekur si dhe kanë qëlluar edhe mjekë të cilët i kanë konsideruar si të lidhur me Hamasin.

Pretendimet lidhen me një operacion tetë-ditor nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në spitalin Kamal Adëan javën e kaluar, për të cilin ushtria pretendon se po përdorej si qendër komandimi dhe kontrolli nga Hamasi.

Sipas videove të CNN, pamjet janë shqetësuese të mënyrës sesi IDF e kreu operacionin, pasi mjekët u morën në pyetje për lidhjet e tyre me Hamasin dhe stafi luftoi për të trajtuar pacientët e bllokuar brenda.

“Ushtarët gërmuan varret këtë mëngjes dhe i tërhoqën zvarrë trupat me buldozerë, më pas i shtypën trupat me buldozerë. Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë më parë”,  tha kreu i shërbimeve pediatrike të spitalit, Hossam Abu Safiya.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme