Mjekja Najada Çomo heq dorë nga mandati i deputetes të PS-së

Shefja e Spitalit Infektiv në Tiranë, Najada Como e zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga mandate i deputetes së Partisë socialiste. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë. “Jam tejësisht i prekur nga komunikimi me Najada Çomon, e cila u bë simboli i rezistencës së mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë. Ajo më kërkoi para pak kohe tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes së sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë duke e ndjerë shumë të fortë detyrimin për mos t’u ndarë nga ekipi i saj fantastik. Pikërisht kur varianti Delta i virusit nisi të rimbushë shtretërit e pavijonit të terapisë intensive”, tha kryeministri Rama.
Mjekja Najada Çomo, shefe e Spitalit Infektiv, fitoi mandatin e deputetes së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Prej gati një vit e gjysmë pandemi, Çomo vijon të jetë në vijën e zjarrit të kësaj lufte të pamëshirshme, që ka përfshirë mbarë botën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




