Mo Farah vendos rekord botëror

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Atleti britanik Mo Farah, tashmë 37-vjeç, ka vendosur rekord të ri botëror në garën e orës. Gjatë etapës së radhës së Ligës së Diamantit, atë të zhvilluar në Bruksel (Belgjikë), ai ka përshkuar 21km e 330 metra gjatë 60 minutave.

Distanca e mëparshme ishte 21km e 285m dhe ishte vendosur në vitin 2007 në Ostrava (Çeki) nga Haile Gebrelassie. Mo Farah është dy herë kampion olimpik si dhe kampion i botës në garat e 5000 dhe 10 mijë metrave, një legjendë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme