Moddy’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1” dhe me perspektivë “të qëndrueshme”

Ekonomi | 5 vite më parë

Shqipëria serish vlerësohet me notën B1 nga Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të ekonomisë Moddy’s si nje ekonomi e qendrueshme . Agjencia vlerëson se ekonomia shqiptare u ndikua në mënyrë domethënëse nga pandeëia, pasi goditja erdhi në një kohë kur situata ekonomike kishte filluar tashmë të dobësohej që pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe gjithashtu ku impakti u shtua edhe prej varësisë domethënëse të ekonomisë në sektorin e turizmit.
Megjithatë, sipas agjencia ekonomia shqiptare ishte në përgjithësi rezistente kundrejt goditjes së pandemisë.  Agjencia parashikon se rritja ekonomike do të rikthehet në 2021 dhe gjithashtu vlerëson se perspektiva e rritjes afamesme mbetet e favorshme. Ky raport parashikon se borxhi publik, pas një rritje domethënëse në 2020, do t’i rikthehet një trajektoreje rënëse. 
Sipas Moddy’s  autoritetet  aktivizuan klauzolat devijuese prej rregullave fiskalë në 2020 për të mundësuar kundërpërgjigjen ndaj dy goditjeve por në 2021 qeveria shqiptare do të synojë sërisht objektivat në bazë të rregullave fiskalë në Ligjin Organik të Buxhetit , sipas të cilave borxhi duhet të reduktohet cdo vit deri sa ai të arrijë 45% të PBB.
Agjensia vlerëson se, ndërsa imlementimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave u shty si pasojë e pandemisë dhe vitit elektoral, përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave mbetet një element kyc për të mundësuar investimet kapitale të mëdha të parashikuara përgjatë periudhës afat-mesme.
Sipas vleresimit te Moddys dificiti i llogarisë korrente, pas një zgjerimi të përkohshëm në 2020 si rrjedhojë e rënies së fortë të të hyrave nga turizmi dhe remitancave, nga viti 2021 do të rikthehet sërisht në nivelet përpara pandemisë dhe do të mbulohet kryesisht nga flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte. 
Ky raport i Moddys  vlerëson se,  do te kete një vijimësi të politikë-bërjes në mbështetje të implementimit të reformave nën shtysën e procesit të integrimit në BE.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme