Momenti kur ministri ukrainas dhe disa gazetarë shtrihen në tokë për t’u shpëtuar sulmeve(VIDEO)

Një grup zyrtarësh dhe gazetarësh, përfshirë ministrin e Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskiy, u sulmuan me mortaja më 19 shkurt teksa po vizitonin fshatin Novoluhanske në rajonin e Donetsk, afër zonës së kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Gazetarja e Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir dhe një numër gazetarësh të tjerë ndërkombëtarë duhej të kërkonin strehë gjithashtu.
Ditët e fundit tensionet mes Rusisë janë rritur shumë, ndërsa Presidenti Biden në një konferencë për mediat u shpreh se tashmë Presidenti Putin ka vendosur pushtimin e Ukrainës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




