Monedha ruse arrin vlerën e saj më të ulët, 100 rubla vlejnë sa 1 dollarë. Banka Qendrore thërret mbledhje urgjente

Botë | 3 vite më parë

Situata ekonomike në Rusi nuk duket pozitive, pasi monedha vendase ka vazhduar të bjerë, duke arritur vlerën e saj më të ulët për 16 muaj, ku 100 rubla tani vlejnë rreth një dollar amerikan.

Qeveria ruse po shpenzon më shumë sesa fiton, duke përkeqësuar sfondin ekonomik të vendit, ndikuar edhe nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore.

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se do të mblidhet nesër (15 gusht) për të diskutuar normat e interesit.

Nga ana tjetër, në vijën e parë të frontit, trupat ukrainase kanë marrë 3 km katrorë pranë qytetit lindor të Bakhmutit, ka deklaruar zëvendësministri i mbrojtjes.

Ndërkohë, dy persona u vranë gjatë natës kur një qytet në rajonin Zaporizhzhia u godit me raketa, teksa edhe qyteti port i Odesa u sulmua gjithashtu./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme