Montana do të bëhet shteti i parë amerikan që ndalon TikTok-un

Botë | 3 vite më parë

Montana do të bëhet shteti i parë federal amerikan që ndalon gjigantin mediatik në pronësi kinez,e TikTok. Guvernatori Greg Gianforte nënshkroi ndalimin e tij të mërkurën, dhe pritet të hyjë në fuqi më 1 janar.

Platforma TikTok thotë se ndalimi “shkel të drejtat e Amendamentit të Parë të popullit të Montanës”.

TikTok është vënë nën shqyrtim nga autoritetet në mbarë botën për shqetësimet se të dhënat mund t’i kalojnë qeverisë kineze.

“Ne duam të sigurojmë banorët e Montanës se ata mund të vazhdojnë të përdorin TikTok për t’u shprehur, për të fituar jetesën dhe për të gjetur komunitetin ndërsa ne vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve tanë brenda dhe jashtë Montanës,” shtoi një zëdhënës i platformës.

TikTok pritet të kundërshtojë legjislacionin në gjykata. Muajin e kaluar, ligjvënësit në Montana miratuan një projekt-ligj që ndalon TikTok në pajisjet personale me një votim 54 pro dhe 43 kundër.

Ligji do ta bëjë të paligjshme që dyqanet e aplikacioneve të ofrojnë TikTok, por nuk i ndalon njerëzit që tashmë kanë TikTok ta përdorin atë. Montana, e cila ka një popullsi prej pak më shumë se 1 milion, e ndaloi aplikacionin në pajisjet qeveritare dhjetorin e kaluar citon BBC.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme