Morata: Shqipëria ka cilësia, Spanja synon të shkruajë historinë

Alvaro Morata flet si lider. Sulmuesi spanjoll, në kuadër të Kampionatit Evropian, deklaroi për Gazzetta dello Sport: “Ne vijmë në garë me dëshirë dhe besim: kemi shansin të bëjmë histori, sepse Spanja ka 3 kampionate evropiane si Gjermania dhe askush nuk ka fituar kurrë 4, kështu që këtu ne jemi të emocionuar dhe me një dëshirë të madhe për të punuar.
Nuk jemi favoritë sepse ka shumë kombëtare spektakolare, por mendoj për kampionatin e fundit evropian: askush nuk na shihte si favoritë dhe u eliminuam me penallti në gjysmëfinale kundër Italisë.
Dhe atëherë ishim shumë më prapa se sot, as familjarët nuk na besuan. Mund të luajmë kundër çdo kundërshtari. Në grup janë Italia dhe Kroacia si në Evropianin e fundit dhe në Ligën e Kombeve: dimë si luajnë, njohim gjenin e tyre konkurrues, cilësi që e ka edhe Shqipëria. Për t’i bërë kundërshtarët tanë të vuajnë, ne duhet të kujdesemi për topin, ashtu siç na pëlqen”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi spanjoll.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




