Morawiecki: Lufta Rusi-Ukrainë do të përcaktojë të ardhmen

Botë | 5 vite më parë
 

Rezultati i luftës Rusi-Ukrainë do të përcaktojë dekadat e ardhshme, i tha kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki homologut të tij kanadez, Justin Trudeau.

Trudeau ndodhet në kryeqytetin polak për të diskutuar përgjigjen e Perëndimit ndaj luftës Rusi-Ukrainë.

Ai do të zhvillojë gjithashtu një takim me presidentin Andrzej Duda dhe zëvendëspresidenten e SHBA-së Kamala Harris, e cila ndodhet gjithashtu në Varshavë.

“Ne po takohemi në rrethana të vështira për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë. Po takohemi në një pikë të kthimit në histori që do të përcaktojë të ardhmen e viteve të ardhshme, ndoshta dekadave”, tha Morawiecki.

“Ne duhet të jemi të fortë dhe të bashkuar. Ne duhet të përpiqemi për të qenë të pavarur nga nafta dhe gazi rus dhe t’i bëjmë sanksionet më efektive”, tha kryeministri kanadez.

Trudeau falënderoi Poloninë për qëndrimin e saj “të jashtëzakonshëm” në krizën e Ukrainës, veçanërisht ndihmën e saj të gjerë për refugjatët ukrainas.

Ai gjithashtu nënvizoi nevojën për të dënuar Rusinë “më ashpër” për shkeljet e saj të ligjit ndërkombëtar dhe statutit të Kombeve të Bashkuara.

Trudeau shtoi se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë ishin “të vështira dhe të rënda dhe do të zgjasin për një kohë shumë të gjatë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme